Pala amerikane nuk kërkoi takim mes ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të OSbE-së në Maqedoninë e Veriut.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Ryabkov, tha në një deklaratë për gazetarët, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS.
“Jo, (pala amerikane nuk pyeti) dhe nuk do të pyesë. Dhe nuk do të ketë takim – tha zëvendësministri”, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të TASS.
Siç raporton agjencia, ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, nuk komentoi mundësinë e kontakteve përkatëse.
Diskutime rreth kësaj post