Artistja me famë botërore Rita Ora ka befasuar me vizitën e saj të papritur në Prishtinë. Ylli shqiptar me renome ndërkombëtare mbërriti dje (e diel) në Kosovë e shoqëruar nga bashkëshorti Taika Waititi dhe familja e saj.
Arsye e vizitës së Ritës ishte festimi i ditëlindjes së saj të 33-të në vendlindje, ndërsa për partnerin e saj kjo është hera e parë që vjen në Kosovë.
Gjatë ditës, çifti i famshëm u pritën në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku regjisori nga Zelanda e Re ndau përshtypjet e para për vendin.
”Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë”, ka thënë Taika.
Kujtojmë që Rita dhe Taika kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë.
Diskutime rreth kësaj post