Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën evropiane.
Ndër të tjera ai komentoi qasjen e Kosovës përballë Serbisë duke thënë se nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur në marrëveshjen në parim, siç është shprehur dhe kryeministri Albin Kurti në Bruksel, do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe rajonit.
Rama tha se shpresonte shumë që kjo të ecte para.
“Është përgjegjësi e Beogradit që shpalli zi kombëtare në nder të kriminelëve. Duhet të mos biem pre e përshkallëzimeve dhe të trefishojmë përpjekjet për të bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës dhe duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës dehe qeveria kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi”, deklaroi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se ndihej mirë teksa shihte që kontributi i tij është vlerësuar, sepse siç sqaroi kryeministri shumë prej asaj që ai kishte propozuar ishte pjesë e propozimit të BE-së.
Diskutime rreth kësaj post