“SKY” dhe “Encro Chat” kanë zbërthyer disa grupe kriminale dhe pas rrëfimeve të disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë verifikuar dhe zbardhur ngjarje të rëndësishme kriminale.
Në prangat e policisë kanë rënë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë nga radhët e unfiromave blu.
Disa ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza 2”, u bë arrestimi i sh-nëndrejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe shefit të krimeve në komisariatin nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Në kërkim u shpall djali i Breçanit, Eralbi dhe Ervin Mata një emër i njohur për policisë shqiptare.
Por në skenë doli edhe emri i këngëtares Elvana gjata, e cila ka qenë e dashura e Matës. Ky i fundit, në përgjime përmend 500 mijë euro të cilat do t’i kalojë nga llogaria e Elvanës Breçanit.
Sipa CNA, Gjata nuk është e vetmja nga personazhet publikë që është përfolur në bisedat e Ervin Matës. Ka edhe personazhe të tjera nga bota e “showbizz”-it, si ish-mise, që përfliten se kanë pasur lidhje me Matën apo dhe me persona të tjerë të botës së krimit. Drejtuese emisionesh televizive, kryesisht të botës së “showbizz”-it dhe shumë personazhe të tjera që duken se janë pjesë e ambientit të individëve të botës së krimit, jo thjesht dhe vetëm nën shoqërimin e tyre, por dhe kalimin e kohës me ta.
Këto të dhëna janë duke u hetuar nga SPAK, për të kuptuar rolin e vërtetë të këtyre vajzave, kanë qenë thjesht në lidhje intime apo dhe kanë pasur ndonjë rol në pastrim parash, investime apo aktivitete për të cilat mund të jenë shfrytëzuar paratë e ardhura nga trafiku i drogës.
SPAK njoftoi se kishte filluar hetimin pasuror ndaj Elvana Gjatës, por tashmë duket se lista nuk ka vetëm një emër, por përfshihen dhe disa vajza të tjera kryesisht mise, drejtuese emisionesh “show” dhe vajza të botës së spektaklit.
Diskutime rreth kësaj post