Në rubrikën “Galeri” në “E Diell” në Top Channel, mbrëmjen e sotme ka rrëfyer mbi jetën një personazh i veçantë, inxhinieri i naftës Gjergji Foto.
Krahas punës si kuadro i vjetër, profesor Foto ka rrëfyer detaje edhe mbi familjen, njohja me bashkëshorten dhe deri tek mbesa, Antea, e cila falë lidhjes së fortë që ka me gjyshin, ka trashëguar profesionin e tij prej gjeologu.
Pjesë nga biseda:
Manushi: Profesor jeni një thesar i pashtershëm… Kjo është një foto që ne na bën krenar.
Foto: Ekzakt.
Manushi: Këtu është i gjithë truri i Shqipërisë.
Foto: Këtu janë të gjithë pedagogët e mi dhe grupi im, kemi qenë 31 veta në grup, 30 djem dhe një vajzë.
Manushi: Jo, normal. Në gjeologji gjithmon djem kishte më shumë në atë kohë.
Foto: Është interesante se unë vija nga Teknikumi, vija nga nafta, nga puna. Ndërsa ajo tekja vajzë vinte nga gjimnazet e Fierit. Kjo ka ardhur aksidentalisht. Por unë në atë moment isha i besuari i dekanit. Që do të thoshte i besuari i shtetit. Unë merrja mungesat, shpërndaja bursat. Dhe kjo zonja gjeti rehatin për t’u ulur te tavolina ime sepse ishte më e sigurt.
Manushi: Kush ishte kjo zonja?
Foto: Është bërë ime shoqe.
Manushi: Jooo… Tani të kalojmë tek fotot me zonjën.
Foto: Po, këtu jemi të dy student në vitin e fundit, në vitin e katërt.
Manushi: Zonja quhet?
Foto: Margarita. Ka një emër që, mori këngësh janë krijuar për të nga gjithë kontinenti. Unë ju kam sjellë edhe një foto të familjes. Këtu është e gjithë familja Foto, ime shoqe, tre vajzat. Një nga mbesat e mija, Antea, është gjeologe.
Manushi: E përshëndesim Antean, sepse duket që ka një lidhje të fortë me gjyshin.
Foto: Unë nuk e dija. Që kur ka vajtur ajo në shkollë, unë nuk jam dukur më në fakultet për të mos krijuar idenë…
Diskutime rreth kësaj post