Këtë te hënë në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet sot ceremonia për kujtimin e “25 viteve Kushtetutë”.
Në seancë janë të pranishëm presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe personalitete të larta shtetërore nga vendi dhe vende mike.
Gjatë fjalës së saj kryeparlamentarja Nikolla theksoi rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës.
Duket se ajo dha një mesazh edhe për opozitën teksa u shpreh:
“Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi të ata që i kanë zgjedhur. Para një dekade u përballëm me një sistem të korrupsionit, që ishte shndërruar në një gjyle të rëndë të antishtetit”.
Diskutime rreth kësaj post