Mëngjesin e së dielës policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi akuzohet se merrte makina me qera dhe i shiste.
Në pranga ka rënë Thanas Beko, i cili ka shitur tre automjete që kishte marrë me qira duke i hequr GPS dhe u falsifikoi dokumentet.
Policia sqaroi se automjetet janë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy punonjës të DRSHTRR në Elbasan, pasi akuzohen për shpërdorim deytre.
“Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u vu në pranga shtetasi:
Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe shtetasi R. L. kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro. Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B.
Vijon puna për kapjen e këtyre dy shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë”,- njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post