Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Arben Kingji.
Ky takim u krye për t’u njohur me konkluzionet e samitit informal që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg zhvilloi në Shkup dhe ku morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dhe Presidenti i Kroacisë.
Kjo ishte hera e parë që një takim i nivelit të lartë të NATOs, zhvillohet në këtë format dhe në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria është sot e gatshme të ofrojë organizmin e samiteteve të tilla në Tiranë.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për aleancën Euro-Atlantike. Situata e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës, mungesa e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kërcënimet për ndarje në Bosnjë –Hercegovinë, si dhe ndikimet e Rusisë dhe Iranit për të minuar demokracinë nëpërmjet kërcënimeve hibride dhe kibernetike janë arsye për t’u shqetësuar.
Shqipëria është një faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe aleat i rëndësishëm për NATO-n.
Në samitin e NATO-s që do zhvillohet vitin e ardhshëm në Washington do të merren vendime të rëndësishme në drejtim të përshtatjes dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe parandaluese.
Në këtë kuadër, në takimin e sotëm u diskutua për hamonizimin e planeve të mbrojtjes kombëtare me ato të NATO-s si dhe rritjen e kontributit me trupa nëse një gjë e tillë do të kërkohet nga NATO.
U dakordësua si prioritet hartimi i dokumentave strategjikë si, Strategjia e Sigurisë Kombëtare si edhe dokumenta të tjerë të rëndësishëm për realizimin e misionit kushtetues të Forcave të Armatosura.
Rritja e buxhetit të mbrojtjes me 2% të GDP, dhe arritja e angazhimit të marrë në Samitin e Ëellsit të mundësojë modernizmin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e mbrojtjes kibernetike.
Diskutime rreth kësaj post