SPAK ka nisur hetimin pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, pasi i doli emri në komunikimet e Ervin Matës në telefonat e koduar SKY ECC.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka mësuar se Prokuroria Speciale do të hetojë pasurinë e këngëtares së njohur pasi në bisedat e Ervin Matës përmendej emri i këngëtares dhe shuma të konsiderueshme parash që do të transferoheshin nga llogaria e saj.
Hetimi nisi pas arrestimeve të ditëve të fundit nga SPAK, kur 4 persona u arrestuan dhe 6 të tjerët u shpallën në kërkim dhe 1 tjetët në detyrim paraqitje.
Diskutime rreth kësaj post