Kiara Tito dhe Luiz Ejlli konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë dhe lajmi, qe çifti e ndau në mënyrën më të veçantë, nëpërmjet këngës së re të Luiz Ejllit, “Frymë”, menjehere mori dhenë. Në videoklip shfaqen të gjitha momentet, që kur çifti mësoi lajmin e deri të festa speciale ku zhuluan gjininë.
Por është vënë re se në festë, ku ishin të pranishëm të gjithë të afërmit e Kiarës mungonte nëna dhe motra e Luizit, njësoj si në dasmën e tyre.
Të gjithë tashmë janë të qartë se Kiara Tito i ka punët si mos më mirë me vjehrrën, por smund të themi të njëjtën gjë për kunatën, motrën e Luizit, thote albeu.com. Bashkëshorti i kësaj të fundit u bë publik në BBV ku tregoi marrëdhënien speciale më Luizin, e cila duket se nuk është më e njëjtë. Sokoli ndjek në rrjete sociale vetëm, Luizin, por jo Kiarën.
Ndërkohë as Luizi dhe as Kiara nuk e ndjek Sokolin. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim apo urim për lajmin e pritjes së ëmbël.
Diskutime rreth kësaj post