Analisti Mentor Nazarko, në emisionin Real Story”, në ABC foli për Samitin e Diasporës, duke u ndalur edhe tek mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nazarko u shpreh se kryeministri Kurti duhet të ishte pjesë e Samitit të Diasporës, ndërsa shtoi se Kurti duhet të kujtojë edhe votën e diasporës e cila ishte një masive për ardhjen e tij në pushtet.
“Unë besoj që vlen të përmendet me të njëjtin sukses fjalia e Berishës që ai shkëlqente me mungesën e tij, por ai nuk shkëlqeu në këtë rast. Partia e tij ardhjen masive në pushtet ia dedikon edhe votës së diasporës. E kam të vështirë ta imagjinoj që diaspora të krijonte një aktivitet të ngjashëm në Prishtinë. Ky organizim i Tiranës e ka marrë rolin qendror, kjo ishte shfaqja më e madhe e mundshme e zërave shumëngjyrësh të diasporës, ai duhet të ishte këtu. Me këtë mungesë, a është prej rolit protagonist të Ramës, ai e imagjinon që Rama është kudo, tek dekori. Vjosa Osmani e deklamoi bukur, por kur zbriti nga makina në oborrin hyrës, u duk se janë tejkaluar fërkimet që kanë pasur me kryeministrin Rama. Rama tentoi të hedhë pak sheqer në atë që mendohet të ketë pak fërkime. Osmani është përpjekur në lidhje me asociacionin, mendoj që ajo thotë që duhen shikuar tekstet që kanë dykuptimësi dhe nuk ka treguar të njëjtën gjatësi vale si Kurti. Për kritikat ndaj Kurtit do të duhet të jemi realistë, ai është në trysni, Osmani me siguri mendon për një mandat të dytë, dhe besoj që distancimi i saj nuk është aq i zëshëm sa të kuptohet nga masa. Është një mekanizëm frenues për mendimin e lirë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post