Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqim krahasuar me Evropën. Sipas të dhënave të INSTAT dhe EURSTAT për vitin 2022, një familje shqiptare harxhoi 39.7 % të buxhetit për t’u ushqyer.
Krahasimisht, Evropa shpenzoi mesatarisht 13.6 % të totalit të buxhetit për ushqim, gati tre herë më pak sesa Shqipëria.
Ndonëse me ulje të lehtë, në raport me një vit më parë, ku buxheti për ushqime dhe pije ishte 41,3%, të dhënat e EURSTAT tregojnë se shpenizmet e një familjeje në Shqipëri për t’u ushqyer, janë më të lartat në Evropë.
Ky është një tregues indirekt të varfërisë, pasi shpenzimet për ushqim dhe pije janë jetike.
Në rajon, vendi ynë renditet i pari, ndjekur nga Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut 32.2%, më pas vijnë Mali i Zi e Serbia që shpenzojnë çerekun e buxhetit familjar për ushqim.
Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të të ardhurave mujore për ushqim lë më pakë hapësira për aktivitete të tjera si argëtim dhe aktivitete të ndryshme kulturore, të cilat zënë 2.7% të buxhetit për familjet shqiptare, kundrejt 8.4% në familjet evropiane.
Diskutime rreth kësaj post