Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Borën feston ditëlindjen.
Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.
Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Borën feston ditëlindjen dhe është e ëma e saj. Këtë na e ka treguar vetë Bora, ku ka postuar një foto nga fëmijëria e saj me të ëmën dhe ka shkruar një urim për të.
“E bukura ime, e mira ime
Edhe 100 vite të lumtura për ty dashuri, ashtu siç i meriton!
Je frymëzimi im dhe shembulli më i mirë
Të dua aq shumë sa nuk e them dot me fjalë“, shkruan Bora.
Diskutime rreth kësaj post