Ish deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska thotë se puna e SPAK është pozitive, bazuar edhe në perceptimin e qytetarëve.
Në një intervistë televizive, Përnaska u shpreh se kur drejtësia flet, politika hesht, duke iu referuar rastit të ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka refuzuar të paraqitet në gjykatë, për dy masat e sigurisë të dhëna ndaj tij.
“Percepitimi i opinionit publik për reformën në drejtësi, për mënyrën sesi funksionon SPAK është pozitiv. Për mua, ka rëndësi perceptimi qytetar. SPAK po funksionon, po jep efektet e veta, por sigurisht që nuk është i përsosur, ka nevojë për përmirësim. Kush nga institucionet shqiptare është i përsosur, ky parlament që pamë? Këtë nuk e vendosim ne, këtë e vendosin institucionet. Ne flasim për demokraci. Demokracia ka në themel shtetin ligjor, në shtetin ligjor të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Kur flet drejtësia, politika hesht. Unë dua të shoh sa më parë vendin tim në BE, nuk më intereson politikani i radhës. Edhe kryetarët e partive janë të përkohshëm. Unë jam e insteresuar, si qytetare në radhë të parë, që e djathta të gjejë dhe të shfrytëzojë mundësitë për t’u riorganizuar. Është thyer raporti i besimit të qytetarit me Partinë Demokratike”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post