Apeli i GJKKO-së ka vendosur këtë të martë mos ndryshimin e masave të sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili do të duhet të paraqitet në prokurori dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.
Gjykata vendosi për Malltezin, masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi”.
Në përfundim të seancës shyqësore në Apelin e Posaçëm mbrojtësi ligjor i ish kryeministrit, Sali Berisha e konsideroi sërish cështjen politike.
“Kjo çështje mbetet politike, nuk ka lidhje me thelbin është një gërvishtje, Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Është e pamundur që për çështje të tilla të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet procedimi penal. Ne do vijojmë procedurën” u shpreh Gjokutaj, ndërsa lidhur me një ashpërsim të masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Berisha për shkak të mosparaqitjes së tij në SPAK, u shpreh se Berisha nuk ka anjë rrezik për t’u larguar nga vendi.
“Ashpërsimi i masave ka të bëjë me rrezikun e ikjes. Berisha nuk ka rrezik të ikë. Problemi është ligjor, ajo masë rrjedh nga një proces antikushtetues. Gjykata sot shpalli vetëm dispozitivin. Kemi seancë tjetër të enjten. Për humbjen e fuqisë së vendimit Beteja do jetë gjatë, do kryejmë të gjitha procedurat ligjore” vijoi Gjokutaj.
Ndër të tjera mbrojtësi ligjor i ish-kryeministrit, komentoi edhe arsyet e mos paraqitjes së Berishës në SPAK.
“Refuzimi i paraqitjes ka të bëjë me antikushtetuetshmërinë. Është trajtuar në mënyrë tjetër ekstra, duke i hequr një nga të drejtat themelore, atë të mbrojtjes në Kuvend. Vendimi i gjykatës është një kopje e keqe e shkallës së parë, që pati durim për të dëgjuar por s pati guxim për të vendosur.’ tha ai.
Ndërkaq, Gjykata nuk dha arsyetim në lidhje me vendimin për të ndryshuar masën e sigurisë për Malltezin.
Gjykata nuk ka dhënë arsyetim se pse vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarmbër Malltezin. Ka lënë në fuqi vendimin për Berishën, për t’u paraqitur në prokurori dhe ndalimin e për të dalë jashtë vendit. Avokati Gjiokutaj e ka cilësuar një vendim politik të Gjykatës së Apelit. Do të shohim lëvizjen e Prokurorisë së Posaçme pas refuzimit të Berishës për t’u paraqitur. Berisha do të duhet të paraqitet. Në komunikimet zyrtare që kam pasur ditën e djeshme, më është komunikuar se Arben Kraja ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye shërbimi. Është një zëvendësim i përkohshëm. Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai do të vijojnë hetimet në lidhje me këtë dosje”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Diskutime rreth kësaj post