Në vetëm pak minuta, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.
Vetëm disa momente para fërshëllimës së arbitrit gjerman. Sven Jablonski, nga pamjet e siguruara nga “ABC Neës”, shihen qartazi të gjithë tifozat e pranishëm kanë ngritur plasmaset “kuqezi” dhe vetëm pak sekonda më pas, ashtu siç kishin paralajmëruar “Tifozët Kuq e Zi” shpalosin një banderolë gjigande në tribunën e mitikut “Air Albania”, ashtu si në miqësoren e vitit 2004, ndaj Greqisë.
Diskutime rreth kësaj post