Pas orësh të gjata seancë gjyqësore, Apeli i posacëm nuk e ka dhënë këtë të hënë një vendim lidhur me ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Në përfundim të gjykimit për ditën e sotme, Apeli i GJKKO me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi shty vendimin për mesditën e së martës.
Në njoftimin shpërndarë mediave, thuhet se vendimi pritet të shpallet ditën e martë ora 11:00.
Ish-kryeministri, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion është nën hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, por ai refuzoi edhe këtë të hënë t’i përgjigjet thirrjes së SPAK
Njoftimi i gjykates:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi , me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00.
Diskutime rreth kësaj post