Tensione në Kuvend. Deputetët e Foltores kanë ndezur flakadanë.
“Po votohet, po miratohet në parim paketa fiskale në prani të kryeministrit. Një mje është ndezur nga ana e opozitës. I është vënë flaka. Garda e Republikës po ndihmon të fikë zjarrin që u ndez. Mbaroi seanca plenare. Kjo është seanca më e pazakontë. Kryeministri është larguar. Me gjasë po largohen edhe deputetët e opozitës.
Ka përfunduar kjo seancë, në më pak se 5 minuta. u votua në parim, nuk ka pasur asnjë diskutim. Thjesht jemi duke verifikuar nëse deputetët e opozitës do të rrinë në sallë ose jo. Gazment Bardhi po qëndron në sallë edhe po kumunikon me gardistët”.
Diskutime rreth kësaj post