Shqipëria ka arritur suksese të mëdha në vitet e fundit. Dhe kjo pritet të shpërblehet nga një stadium që pritet të ketë 40 mijë ulëse.
Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli në një intervistë për Report Tv, ka deklaruar se në Tiranë do të ndërtohet një stadium me 40 mijë vende.
Sipas tij, stadiumi që do ndërtohet do jetë një ndër më të bukurit në Evropë.
“Bashkëpunimi mes qeverisë dhe ministrisë e federatës janë bërë gjithë këto stadiume. Por kur shikoj kur Shqipëria do shkonte në Maqedoni për të bërë ndeshjet sepse Qemal Stafa nuk kishte asnjë standart si stadium. Po të jap një lajm që shumë shpejt do shikosh një stadium 40 mijë vendesh në Tiranë që do jetë një ndër më të bukurit në Europë. 22 mijë është shumë pak prandaj do e bëjmë 40 mijë sa i Torinos”- u shpreh Ylli.
Kujtojmë që dje Shqipëria siguroi kualifikimin në Euro 2024.
Diskutime rreth kësaj post