Boksieri legjendar Mike Tyson ka përshëndetur me simbolin kombëtar fitoren e Ermal Hadribeaj. Boksieri shqiptar ka arritur të fitojë titullin ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë. Përballë tij ai kishte boksierin Carlos Molinas, të cilin e mposhti me “Knock-Out”. Ndeshja u mbyll në raundin e nëntë të dhe Hadribeaj rregjistroi një tjetër fitore të rendësishme.
I pranishëm në komentimin e përballjes ishte edhe Mike Tyson, i cili në momentin e fitimit të titullit nga boksieri shqiptar bëri një përshëndetje speciale me simbolin e shqiponjës me duar.
Ermal Hadribeaj është boksier profesionist shqiptaro-amerikan, i cili e bëri debutimin e tij në boks në vitin 2019. Në 18 ndeshje, ai ka triumfuar në 16 prej tyre, një barazim teksa në një ndeshje ka kaluar pa kundërshtar. Aktualisht Ermal Hadribeaj është kampion bote në versionin WBC International.
Boksieri ka marrë pseudonimin, “Snajperi”, përshkak të goditjeve të sakta dhe të drejtpërdrejta ndaj kundërshtarëve.
Diskutime rreth kësaj post