Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me qytetarë të Lushnjës ka theksuar se beteja e opozitës ndaj qeverisë do të vijojë, për fitoren e pluralizmit, demokracisë e të ardhmes sonë.
“Nisem në parlament betejën pa kthim, dhe i ftojmë të gjithë të angazhohen në këtë beteje pa kthim. Për fitoren e pluralizmit, demokracisë, të ardhmes sonë dhe fëmijëve tanë.
Kjo është një beteje jetike, vendimtare. Kërkon angazhimin tonë të fuqishëm, betimin tonë se diktaturën nuk do e tolerojmë më tej. E di se sa të mërzitur jeni ju pas betejave elektorale. E kam shumë të qartë. Duke u përpjekur të bëjmë më të mirën për zgjedhjet, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Duke shmangur betejën që duhet të bëjmë, qarkullojnë mendimet se ky i vjedh dhe fiton zgjedhjet.
Mori vota duke përdorur forcën e shtetit, me zarfa. Si i fiton ky zgjedhjet? Duke i hequr vulën opozitës, duke liruar kriminelët nga burgu. Zgjedhjet i fitojnë ata që në gjithë këtë terror arritën të votohen nga 600 mijë shqiptarë. Unë ju them se ky diktator, kjo e keqe pas Enver Hoxhës, në zgjedhjet e 2025 nuk do shpërndaj më zarf 50 mijë lekë, nëse e lëm do shpërndaj 150 mijë, lekët tuaja. Nëse e lejojmë do lirojë më shumë vrasës nga burgu për të terrorizuar qytete të tëra.
Ne tani dimë gjithçka, koha na thërret të ngrihemi kundër kësaj diktature, të vendosim votën e lirë, shtetin ligjor. Kjo betejë do të jetë histori fitoreje, suksesi, jo vetëm pasi të zotohemi se do luftojmë në betejën pa kthim pasi të nxjerrim lepurin nga barku i shqiptarëve, të zgjojmë luanin që flenë tek çdo demokrat e opozitar. Pasi ne të bëjmë gjithçka për të tërhequr çdo qytetarë në këtë betejë, fitorja dhe suksesi ynë ka një kusht të të gjitha kushteve, aftësinë tonë për të nxjerr në ballë të rinjtë tanë. Nuk ka forcë në botë që u reziston atyre. Gjithçka bëhet për të ardhmen e tyre, për dinjitetin e tyre”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post