Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndërpreu për pak çaste festën me tifozët dhe futbollistët në Moldavi, për të ndarë emocionet pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.
Në emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ai foli mes lotësh dhe falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në këtë rrugëtim.
“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur, një edicioni fantastik, ku çunat dhanë maksimumin. Kanë shumë cilësi, përveç shpirtit dhe dashurisë për fanellën. Falënderoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinhon, stafin dhe tifozerinë e mrekullueshme në të gjithë rrugëtimin”, deklaroi Duka.
Ai tha se është i bindur që çdo shqiptarë po feston, ndërsa u shpreh i bindur që Shqipëria do të fitojë ndeshje në Euro 2024.
“Jam shumë i bindur që të gjithë po festojnë, dikush duke brohoritur e dikush me lot. Ua dedikojmë suksesin atyre çunave fantastikë, që janë të gjithë të mrekullueshëm dhe me dëshirë të madhe për fanellën. Falënderoj të gjithë, edh mediat që na kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim”.
“Është hera e dytë në Evropian dhe do të provojmë të bëjmë më mirë se herën e parë. Atje ka shumë kualitet dhe është më e vështirë, por shpresoj të bëjmë sa më mirë”, ka thënë Duka.
Diskutime rreth kësaj post