Pjesëmarrja në edicionin e parë të “Big Brother VIP” e bëri Beniada Nishanin më të njohur për publikun shqiptar, por edhe një nga personazhet më të dashura. Pas kësaj eksperience të bukur që pati në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku ishte edhe një nga finalistët, ajo vendosi që karrierën e saj ta vazhdonte këtu.
Një ditë më parë, modelja e njohur ka bërë një ‘ask’ me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë sa më shumë gjëra në lidhje me të.Por jo vetëm kaq, pasi një ndjekës e ka pyetur bukuroshen se si të bëjë për vete një vajzë.
“Beniada unë jam shenja e Dashit, më jep disa këshilla si të bëj një vajzë për veten”, i ka shkruar fansi, të cilit Beniada i është përgjigjur:
“Më pëlqen kjo shenjë sepse është e sinqertë, besnike e padjallëzuar. Këshilla ime është të jeni vetvetja! Nga natyra je pak i turpshëm?! Por sot këto karakteristika për mendimin tim janë një virtyt! Ftoje për një kafe dhe do ta shihni që do të pranojë! Qëndro i sigurt për veten.
Ps. Së shpejto do të marr një diplomë për psikologji, dhe do ti futem Motivcoach”.
Diskutime rreth kësaj post