Analisti Mentor Nazarko thotë se artikulli i fundit i Mother Jones në lidhje me ndikimin e Rusisë në Evropë, nuk e ka fokusin te Lulzim Basha.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se objektiv i hetimeve, ka qenë Donald Trump, nëse ky i fundit ka pasur kontakte me rusët, përfshirë edhe gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
“Jo, unë nuk besoj se është fokusi te Basha. Në riaktualizimin nga BBC, ka vërtet diçka serioze, dhe ajo sigurisht që e prek Bashën, qoftë edhe nga përkthimi në shqip, edhe nga përfshirja në mediat shqiptare. Por mendoj se riaktivizimi nga Mother Jones, nuk ka atë seriozitet siç përfaqëson BBC. Dua të besoj, që pikërisht riaktualizimi i BBC ka sjellë botimin e Mother Jones pa shumë elemente të reja.
Mjafton të shohësh filmin “House of Cards”, sesi në fushatën amerikane nuk përfshihen vetëm rusët, por përfshihen edhe kinezët. Ajo që ka qenë objektivi i hetuesve, ka qenë nëse Trump, me vetëdije, ka vendosur pika kontakti me këto përpjekje ruse që ai të fitonte. Pra, ka pasur ndonjë bashkëpunim, rusët, kinezët, përfshi në fushatën amerikane, në favor të njëri apo tjetrit kandidat, kjo ka qenë historike.
Nëse e mbani mend, ato hetimet e para, cili i ishte i godituri i parë? Ishte një personazh shumë i afërt me Trup dhe kishte takuar dikë të ambasadës ruse. Pra, ai u largua menjëherë, ra tensioni dhe me largimin e tij, u tregua nga administrata Trump që ai nuk kishte bashkëpunim me vetëdije me këto përpjekje ruse. Hetohet edhe sa përcaktues ka qenë ky ndikim rus në rezultatin përfundimtar”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post