Revista amerikanë “Mother Jones” i është rikthyer investigimit të bërë prej saj 5 vite më parë, ku tregonte se kryetari I partisë demokratike Lulzim Basha ka lobuar në Amerikë me para te dyshuara me origjinë ruse. Në artikullin e publikuar nga kjo revistë thuhet se një grup gazetarësh investigativë të BBC-së, kanë zbuluar se kompania skoceze “Biniata Trade” që pagoi shumën prej 150 mijë dollarë për Nik Muzin për lobimin në SHBA në favor të Lulzim Bashës ishte në pronësi të një banori nga Moska.
Gazetarët zbuluan në dokumente se një prej kompanive, dosjet e së cilës janë përfshirë në Pandora Papers, rezulton edhe kompania “Alpha Consulting”. Kjo e fundit eshte në pronësi të një shtetaseje ruse të quajtur Victoria Valkovskaya, që krijoi kompani të tjera offshore për klientët e saj, pjesa më e madhe e të cilëve me origjinë nga ish-Bashkimin Sovjetik, duke përfshirë anëtarë të rrethit të ngushtë të liderit rus Vladimir Putin. Në investigim thuhet se, kompania “Biniatta Trade” ishte ndër kompanitë guaskë të krijuara nga “Alpha Consulting”.
Por brenda “Pandora Papers” rezulton një marrëveshje e vitit 2018 që nxirrte në pah një 40-vjeçar rus të quajtur Maxim Trofimets që administron një kompani për shitje helikopterësh, si pronar të Biniatta Trade.
“Dokumentet e sapo zbuluara zbulojnë se një shitës helikopterësh në Moskë drejtonte një kompani skoceze guaskë që po paguante për lobim në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar një parti shqiptare që po sfidonte një qeveri të kryesuar nga një kryeministër kundër Putinit.”
Revista e përfundon shkrimin e saj duke sqaruar se ky informacion i ri i zbuluar nga “Pandora Papers “ është më shumë prove, se pagesa që mori Muzin, ishte e lidhur me një projekt të ndikimit në vende të ndryshme të europës .
“Ky operacion i veçantë ishte pjesë e asaj përpjekjeje më të madhe klandestine që përfshinte përpjekjen e suksesshme të Rusisë për të ndihmuar Trumpin të fitonte Shtëpinë e Bardhë në 2016. Ndërsa Trump dhe aleatët e tij vazhdojnë të këmbëngulin se ndërhyrja ruse ishte e gjitha një mashtrim, por provat për të kundërtën vazhdojnë të shfaqen.” shkruan Revista.
Diskutime rreth kësaj post