vKryeministri i vendit, Edi Rama, ju ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet e tunelit kryesor të Llogarasë, për të cilin thotë se po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.
Në një postim në Facebook, kryeministri Rama shkruan se gjithashtu është hapur tuneli i emergjencës ku po punohet me elementet e sigurisë.
“Mirëmengjes dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post