Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, për kthimin e telefonit.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuetruara nga ana e SPAK.
Gjyqtarja Gjoka la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Diskutime rreth kësaj post