Klerikë të besimeve të ndryshme fetare të juglindjes së vendit kanë qenë në një vizitë në selinë e shenjtë të Vatikanit, aty ku kanë takuar edhe Papa Françeskun.
Meshtari i Kishës katolike Dom Ignacio Domsignore tregon se përfaqësues të besimit katolik, mysliman, bektashinj, ortodoks si dhe të kishës ungjillore së bashku kanë udhëtuar drejt selisë së Shenjtë me qëllimin e krijimit të urave vëllazërore midis këtyre besimeve dhe krijimin e unitetit.
“Idea e këtij udhëtimi ishte të jetonim një kohë të përbashkët midis përfaqësuesve të besimeve fetare që operojnë në juglindje të Shqipërisë, për të forcuar komunikimin tonë dhe krijuar ura bashkëpunimi. Morën pjesë përfaqësues të beisimit ortodoks, katolik, mysliman, bektashinj dhe protestant”.
Takim i veçantë ka qenë ai me Papa Françeskun, i cili ka takuar personalisht një nga një gjithë klerikët e besimeve fetare në juglindje të vendit. Këta të fundit i kanë dhuruar një flamur shqiptar si dhe objekte të tjera, dhurata që e kanë befasuar shenjtërinë e tij Papa Françeskun.
“Takimi me Papa Franceskun ishte një moment i shkurtër por një shumë emocionues, Papa takoi dhe falënderoi secilin nga ne për impenjimin fetar, punën që po bëjmë ne terrorin shqiptar dhe ai personalisht na falënderoi që shkuam të gjithë bashkë, duke dhënë mesazhin e paqes.
dhurata që bëmë ishte një pikturë ku ishte flamuri shqiptar, që është simboli që bën t gjithë bashkë, me shkrimin “Të gjithë vëllezër”, sepse mesazhi për bashkim e paqe ishte qëllimi i gjithçkaje ”
Për herë të parë Papa takon në selinë e shenjtë kaq shumë besime të ndryshme të juglindjes së vendit.
Diskutime rreth kësaj post