Ushtria izraelite pretendon se ka gjetur armë dhe pajisje të Hamasit në spitalin Al Shifa, më i madhi në Gaza. Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Haggari, prezantoi në mbrëmje armët, pajisjet ushtarake dhe teknologjinë e informacionit të Hamasit që gjetën në më shumë se 18 orë kërkim në spitalin Al Shifa.
Sipas zëdhënësit, komandot e njësisë Shaldag dhe anëtarët e brigadës së 36-të të IDF-së, të cilët morën pjesë në operacion, gjetën pajisjet ushtarake në një dhomë të rezonancës magnetike (MRI).
Megjithatë, gjetjet e IDF nuk ishin në të njëjtin nivel me eksplozivët masivë, armët e avancuara dhe dhomën e mbajtjes së pengjeve që gjetën në spitalin Radisi pak ditë më parë, shkruan gazeta izraelite “Jerusalem Post”.
Për më tepër, asnjë zyrtar i lartë i Hamasit nuk u gjet dhe, përveç pesë terroristëve të Hamasit të vrarë kur IDF hyri në spital, nuk pati asnjë shkëmbim zjarri të mërkurën.
Diskutime rreth kësaj post