Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme punimet në kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi.
Duke e konsideruar si ‘qershia mbi tortë’, Rama thekson se do të lidhë gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër dhe se do të shkurtohet ndjeshëm distanca me Tiranën.
“Në kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi, e cila është qershia mbi tortë që e lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër. Falë kësaj ndërhyrje, jo vetëm shkurtohet ndjeshëm distanca me Tiranën, por rriten parametrat e sigurisë së qarkullimit të automjeteve, si dhe çlirohet i gjithë potenciali turistik i zonës, ku kohët e fundit po merr zhvillim turizmi i bujtinave dhe sporteve në natyrë”, shprehet kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post