Konkurrenti Meti Alshiqi sot (e martë) u përjashtua nga Big Brother VIP Kosova 2. Pas një debati të ashpër me Blerandon, ”Vëllai i Madh’ mori vëndim që Meti të largohej autmatiksiht nga shtëpia e famshme dhe të ndërpriste rrugëtimin e tij drejt çmimt të madh.
Kjo natyrisht shokoi banorët e tjerë duke ngjallur reagime të shumta, të cilët e komentuan largimin dhe lojën e tij në BBVK.
Teksa disa u prekën nga përjashtimi i tij, Edona James tha se pa të është thjesht një konkurrent më pak.
“Një konkurrent më pak, kështu është loja”, u shpreh Edona.
Ndryshe, kujtojmë që Meti bëhet banori i parë që përjashtohet pas thyerjeve të rregullave të Big Brother.
Ndërkaq, me votën e publikut deri më tani janë eliminuar Ledi dhe Brikenda.
Diskutime rreth kësaj post