Një debat i ashpër ka ndodhur mes dy banorëve të “Big Brother Vip Kosova” këtë mbrëmje. Meti dhe Blerando janë përplasur pasi ky i fundit i cili është zgjedhur kapiten i shtëpisë ka ndarë punët e shtëpisë.
Meti shprehu pakënaqësitë e tij në lidhje me detyrat që Blerando i caktoi e nisi i pari përplasjen me të.
Situata mes dy banorëve u tensionua. Sherri verbal i cili për pak mund të kishte përfunduar edhe në ‘grushta’ është parandaluar nga banorët e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për t’i qetësuar.
Pas kësaj situate në shtëpi ka arritur një zarf i zi, brenda tij u shpall vendimi i “Vëllait të Madh” për të përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh.
Diskutime rreth kësaj post