Duke folur për nismën e qeverisë të marrë disa vite më parë për rregullimin e medias online, kryeministri Edi Rama tha se u tërhoqën nga ligji për shkak se situata doli jashtë kontrollit.
Më tej ai shtoi se pavarësisht tërheqjes së qeverisë, nuk kishte pasur ndonjë vetërregullim nga ana e mediave online.
“Disa vite më parë kishim disa përballje të jashtëzakonshme për shkak të përpjekjeve të palës tonë politike për të rregulluar medien online, dhe kjo përpjekje vazhdon të më ndjekë pas si hije. Në sensin që edhe pse u tërhoqëm dhe hoqëm dorë prej saj, jo sepse kam ndryshuar mendje por sepse solli një lloj mosmarrëveshje jashtë përmasave normale që shkonte në të kundërt me atë që ne donim të rregullonim, asokohe përgjigja ishte se duhet vetërregullim.
Ka kaluar ca kohë ku ne nuk kemi vetërregullim. Ka njerëz që bëjnë gazetari profesioniste dhe të tjerë që mendojnë se me të qenurit gazetar, kanë një dorë të lirë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Dhe numri i gënjeshtrave, i përhapjes së gjysmë të vërtetave është i jashtëzakonshëm”- tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post