Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe kryeminsitres së Italisë, Georgia Meloni për kampin e emingrantëve në Shqipëri.
I ftuar në tryezën ku diskutohej për Forumin e Medias për Evropën Juglindore, rama akuzoi gazetarët se kanë shtrembëruar fjalët e homologes së tij italiane Giorgia Meloni rreth kategorisë së refugjatëve që do të zgjidhen për t’u sjellë në Shqipëri.
“Edhe kaq ditë pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje duhet t’i përgjigjem pyetjet për 3 mijë meshkuj afrikanë, që nuk ka qenë kurrë kështu. Kryeministrja italiane tha se gratë shtatzëna dhe të miturit nuk do të përfshihen në këtë program, do të merren dhe do të çohen menjëherë ku mund t’u jepet ndihma e menjëhershme. Nuk e di sa e sa herë gjatë këtyre ditëve më është dashur ta sqaroj dhe vazhdoj të mbetet e ngulitur në të gjitha ato fantazi që prodhohen nga këto gënjeshtrave për t’u përdorur pastaj për luftë politike. Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht… Deri në këtë pikë. Pyetja për ju njerëz është si mund të luftohet kjo gjë, dhe ky është vetëm një shembull që ka përfshirë dy vende. Ajo që më shqetëson më shumë është se nuk ka më dialog, ka llogore nga ku më pas kryhen sulme”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post