Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani, në margjinat e Ministerialit BE-Ballkani Perëndimor.
Në një postim në platformën “X”, komisioneri Varhelyi shprehet se Shqipëria ka vijuar të bëjë progres sa i përket reformave për anëtarësimin në BE.
Ai përsërit edhe një herë qëndrimin e Unionit, se synimi kryesor është që kapitulli i parë për anëtarësimin me Shqipërinë të hapet në fund të këtij viti.
Diskutime rreth kësaj post