Pak ditë më parë raportuam se një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës në kampin e emigrantëve në Angli. Mediat angleze nuk kanë raportuar ende asgjë, ndërkohë që shumë shqiptarë kanë dhënë dhe detaje.
Sot, një i ri ka treguar për JOQ se kampi i refugjatëve në Angli ishte një tmerr i vërtetë. Ai thotë se ka tentuar t’i japë fund jetës, pasi kaloi në depresion.
Gjithashtu, ai shton se kushtet janë skandaloze dhe shërbimi mungon.
Shqiptari shkruan:
“Isha para 1 muaj me mbajten 24 dite Isha i vetm qe me liruan kaq shpejt me sollen ne shqiperi.. Un isha tek ki burg Ishte me keq se burgu Un rash ne depresion Dola mes fushes te ajrimit me ilac enesh duke bertitur qe do vras veten po nuk me kthyet ne shqiperi brenda 3 ditvr Ishte nje vuajtje madhe Per te shkuar deri te farmacia e burgut duhej te kaloj 20 dyer 20 gardian Ishte nje tmerr Po te ngreje zerin te fusnin ne izolim Dhe kete ja bejn vetem shqiptarve Shqiptarve qe kapen me gomone I mbajn 6 muaj ne burg dhe i dergojn ne shqiperi Nuk japin azil.“
Diskutime rreth kësaj post