Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me mbështetësit demokratë në Kavajë duke akuzuar Ramën se shëtiste me “killera” në makinë kur ishte kryebashkiak.
Berisha u shpreh se lidhjet e Ramës me krimin janë universale dhe të njohura, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë ka rrëzuar shtyllat e shoqërisë në Shqipëri.
Sipas tij Rama ka rrëzuar votën dhe ka “vërsulur” banda, kriminelë dhe drogë që qytetarët të mos votojnë të lirë.
“Mos harroni këtu, kujtoj si sot datën 20 shkurt kur në Tiranë do bëhej beteja e madhe për të përmbysur shtatoren e Satanit, mbi 150 0djem e burra u nisën në këmbë për të ardhur dhe u bënë pararojë e asaj beteje. Sot çdo kavajas, të cilët çliruan Kavajën, ka mision të luftojë për çlirimin e vendit.
Kur shërbente si kryetar bashkie, Edi Rama shëtiste në makinë me serial killerë, në vend të mbrojtjes që i ofronte shteti, ai preferonte mbrojtjen me serial killerë. Lidhjet me krimin i kishte lidhjet më të forta të shpirtit të tij. Unë marr fjalën dhe i them Edi Rama, lidhjet e tua me krimin janë universale dhe të njohura.
Ai ka rrëzuar shtyllat e shoqërisë së lirë dhe ato të rendit demokratik. Ai rrëzoi votën dhe vërsuli në Shqipëri banda, kriminelë, drogë, pushtet dhe çdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë. Ai vendosi një raport në Shqipëri mes votës dhe krimit”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post