Pak pas përfundimit të programit, çifti i ‘Love Island Albania’ Ilda dhe Stivi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ilda e ka shprehur shpesh pëlqimin dhe ndjenjat për Stivin jashtë programit. Madje ata u përfolën gjatë si një nga çiftet më simpatikë të reality-show-t të dashurisë.
Në profilet e tyre në Instagram nuk mungonin edhe dedikimet ndaj njëri tjetrit e fotot e postuara bashkë, si dhe nuk munguan as daljet publike. Por romanca duket se zgjati shumë pak.
Ilda dhe Stiv kanë fshirë fotot e tyre nga Instagrami e tashmë në postimet e fundit duket se secili po vazhdon jetën e tij.
Diskutime rreth kësaj post