Analisti i njohur kosovar, Milaim Zeka ka paralajmëruar telashe për ish-presidentin Ilir Meta dhe shumë oligarkë të fuqishëm të medias në Shqipëri të lidhur me pushtetin. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Zeka është shprehur se mjafton vetëm videoja e Dritan Priftit dhe deklarata e gruas së Kastriot Ismailit që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të gjykohet e burgoset sa i takon aferës “CEZ-DIA”. Gjatë një interviste televizive, zoti Zeka theksoi se në Shqipëri dihet shumë mirë se kush janë ata politikanë që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve. Ai foli gjithashtu edhe për marrëveshjen e emigrantëve të kryeministrit Edi Rama me homologen e tij, Giorgia Meloni, të cilën e cilësoi si diçka mjaft patriotike.
-Zoti Zeka, disa ditë më parë teksa u morë masa për Berishën, ke thënë radha është e Ilir Metës dhe ai u thirr në SPAK pak ditë më parë. A është një moment ky që SPAK po merret me të gjithë dhe nuk po njeh më kah politik?
Para shumë muajve kam thënë që SPAK pas qeverisë do i kthehet opozitës. Kot bën Meta gam gam, ai punën më të mirë do të bënte të mbyllte gojën. Mjafton videoja e atij deputetit të ndjerë, mjafton deklarata e gruas së atij Ismailit që ndodhet në Austri, për ta burgosur Ilir Metën dhe për ta dënuar atë. Ne jetojmë në një botë të vogël që quhet Shqipëri, këtu dihet kush ka dashnore dhe jo kush ka vjedhur miliona. Këtë e ka ditur edhe policia edhe prokuroria, por bosët e krimit i ke pasur në strukturat më të larta të shtetit dhe Prokurori. Tani ndërkombëtarët kanë krijuar një mekanizëm të quajtur SPAK. SPAK po funksionin dhe atij i frikësohen ata që janë të zhytur në korrupsion dhe do ti lëshohet edhe te bosët e mediave e biznesmenë të ndryshëm, nuk do mjaftohen vetëm me Berishën dhe Metën. Bosët e krimit janë njerëzit në strukturat e larta politike në Shqipëri dhe në Kosovë. Prokurorët më thanë që kanë një urdhër nga BE dhe SHBA që duhet të injorojmë zërat e mbytur para drejtësisë, sepse janë bërë tabela qitëse, ke prokurore femra që janë në SPAK që u është prekur edhe privatësia. Po ata janë duke e kryer punën dhe urojë ta kryejnë më mirë
-A është një drejtësi me regji kjo, pra a ka një radhë?
Sigurisht që është me regji të perëndimit. Dy rrugë i kemi pas ose me ik të gjithë, ose ai që ka ardhur në Tiranë dhe është bërë bos është bërë më i fuqishëm se prokurori dhe gjykatësi dhe nuk ke rrugë tjerë. Kush po ikën nga Shqipëria truri i kombit, sepse nuk ka pas drejtësi dhe ku me shkuar me gjet drejtësi. Është arrestuar një zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës për armëmbajtje pa leje dhe e kanë dënuar me 7 vite dhe e kanë dënuar për trafikim armësh. Prandaj duhet të ketë SPAK.
-Si e ke kuptuar çështjen e emigranteve dhe marrëveshjen e Ramës me Melonin?
Është marrëveshje humane dhe më erdhi mirë që Kadare foli mirë për këtë marrëveshje. Ne shqiptarët i kemi shkuar italianëve, grekëve e shumë tjerëve. Dëgjon Berishën që thotë Italia thotë Italia do na sjell meshkujt përdhunues. Edhe Nelson Mandela ka qenë afrikan. Ka burra të ndritur nga Afrika. Është bërë një marrëveshje që t’u jepet një mundësi këtyre njerëzve të shkretë, që kanë lënë atdheun e tyre për 1001 halle. Puro primitivizëm. As jemi racë me e mirë as me e keqe se ata. Ne jemi racë e padefinuar. Rama dhe qeveria shqiptare kanë bërë aktin më njerëzor, më patriotik që ata njerëz të vijnë të strehohen. Dashtë Zoti edhe qeveria e Albin Kurtit bën një marrëveshje të tillë dhe pranon një marrëveshje të tillë, shqiptarët po ikin çdo ditë.
-Keni një koment mbi takimi Kurti-Macron?
Duke pas parasysh që Kurtin e njoh dhe duke qenë i bindur se ai është një super mashtrues dhe njeri i betonuar me teori të majta ekstreme do ta tradhtoj edhe presidentin e Francës edhe SHBA edhe Anglinë. Ai vepron jo si kryeministër, por si kryetar i VV. Ai është në dakordim me Vuçiç dhe do thotë unë se pranojë asosacionin se do thotë ja si sillet Vuçiç. Ata njerëz që e duan shtetin e Kosovës duhet ta dinë që asnjë vlerë nuk ka pajtimi i Vuçiçit, për ne duhet që të kryejmë detyrat tonë. Nuk ka rëndësi na pranon apo jo Vuçiç, na pranon apo jo Serbia. Detyra jonë për të mirën e Kosovës është nënshkrimi i Asosacionit, pra zbatimi sepse ai është i nënshkruar. Shikoni deklaratat e ambasadores të SHBA Jacobson dhe thuhet se Asocasioni është në përputhje me Republikën e Kosovës. Albin Kurti bënë lojëra prej vitit 2013 deri në 2023 ai fëmijëve të Kosovës ia ka çuar 10 vite zero, nuk kemi kohë me prit, Serbia ka kohë me prit. Në Serbi Erdogan ka investuar miliarda lekë në investime, po ca ka bërë Turqia në Kosovë. Janë hap xhamia, po pse të mos hapen shkolla këtu. Nuk është investuar në hapje të fabrikave, ne nuk prodhojmë asgjë.
Diskutime rreth kësaj post