Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, është pyetur së fundmi në emisionin “Të Paekspozuarit”, ndër të tjera edhe për formatet e Big Borther VIP që po organizohen në Shqipëri dhe Kosovë, e që e kanë marrë vëmendjen jo pak të shoqërisë.
Por gazetari Fevziu ka thënë se nuk i ndjek fare këto formate dhe nuk ka dashur të japë përgjigje për to, por duke e ndërlidhur me shikueshmërinë e madhe që kanë sidomos nga rinia, ai ka dhënë një përgjigje sa të mirë aq edhe të dhimbshme, e që lidhet direkt respektin që dikur kish mësimdhënësit dhe gjendjen e sistemit arsimor.
Më poshtë mund të lexoni citate të nxjerra nga Albanian Kids Education të gazetarit Fevziu dhënë në emisionin “Të Paekspozuarit”.
“Ne vitin 1900 mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm i çdo fshati të Shqipërisë, mësuesi ishte ishte që vendosej në krye të tavolinës, mësuesi, prifti, hixha ishin autoritetet morale të shoqërisë, sa kontestonin edhe pasanikët e mëdhenj siç ishin bejlerët”.
“Sot kemi nivelin arsimor më të keq në rajon, sot nuk kemi vlerë të shkollës.
Mua më bjen që të bëjë një ose dy takime në muaj në shkolla të mesme ose fakultete, ajo që më bie në sy ka student të mirë, sidomos nxënës të shkollave të mesme që nisen jashtë dhe phesa tjetër dhe pjesa tjetër e të rinjve kanë si model njerzit e botës së krimit”.
“Ne kemi problem thelbësor me shkollimin, kemi problem thelbësor me mënyrën se si po ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”.
Diskutime rreth kësaj post