“Big Brother VIP Kosova” ka tashmë disa ditë që ka nisur dhe vëmendja për këtë show sa vjen dhe po shtohet.
Së fundmi, ka qenë Edona James ajo e cila ka drejtuar gishtin nga Shqipe Hysenaj, duke hedhur dyshimet se ajo po i falë pesë vaktet e namazit brenda shtëpisë.
Megjithatë kur ajo vet personalisht e ka pyetur Shqipen mbi këtë çështje, e njëjta i është përgjigjur me jo.
Sido që të jetë, numri i banorëve që falen përbrenda mesa duket nuk është një, por dy.
Telegrafi ka mësuar nga burimet e afërta se Shqipja dhe Monika janë dy prej vajzave të shtëpisë që kryejnë rite fetare përbrenda shtëpisë së BBVK.
Ato kanë shprehur dëshirën që në javët e para të mos transmetohet momenti i faljes. Vajzave u është caktuar një ambient i përbashkët në dhomën e makijazhit për këtë çështje.
Diskutime rreth kësaj post