Në një përpjekje të Bashkimit Evropian për të ndaluar imigracionin e paligjshëm, kancelari gjerman Olaf Scholz la të kuptohet të shtunën gjatë një konference në Malaga të Spanjës, se ishte i gatshëm të shqyrtonte marrëveshjen e Italisë për ndalimin e emigrantëve në Shqipëri.
“Mos harroni se Shqipëria do të jetë shumë shpejt, sipas mendimit tonë, anëtare e BE-së, duke lënë të kuptohet se po flasim për çështjen se si mund t’i zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet brenda familje së BE-së. Marrëveshje të tilla, që janë parë atje, janë të mundshme dhe ne të gjithë do ta shikojmë këtë nga afër,” tha ai.
Roma dhe Shqipëria arritën një konsensus të hënën për ndërtimin e dy kampeve për pritjen dhe ndalimin e emigrantëve detarë.
Scholz dhe krerët e 16 shteteve të Gjermanisë kishin arritur një marrëveshje të martën për një politikë më të rreptë të imigracionit dhe rritjen e fondeve për refugjatët.
Nevoja për një politikë të qartë evropiane të migracionit, sipas Scholz, është “të korrigjohen gjërat që nuk kanë qenë të drejta në të kaluarën (dhe) të krijohet një mekanizëm solidariteti në mënyrë që jo çdo vend i vetëm të përpiqet të përballojë sfidat i vetëm.”
Legjislatura aktuale e Parlamentit Evropian duhet të përfundojë rishikimin e ligjeve të bllokut për imigracionin dhe azilin, tha ai.
Scholz shtoi se integrimi duhet të ndodhë “së shpejti” për gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilëve iu ishte premtuar anëtarësimi në BE 20 vjet më parë.
Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina gjithashtu duhet të konsiderohen për anëtarësim.
Diskutime rreth kësaj post