Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama ka thënë se në Forumin e Paqes në Paris kanë diskutuar për konfliktin në Rripin e Gazës..
Rama thotë se zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit.
“Në Gaza, ne të gjithë biem dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që ajo shkakton duhet të marrin fund. Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim të keq për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten. Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit”, shkruan Rama në platformën “X”.
Ai po ashtu ka njoftuar se ka takuar liderë të ndryshëm gjatë punimeve në Rripin e Gazës.
Diskutime rreth kësaj post