Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ish kryeministri Sali Berisha u pyet lidhur me marrëveshjen e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
Berisha deklaroi se ai nuk është për protesta, pasi kontributi i Italisë ndaj shqiptarëve është i madh. Por, ai shtoi se marrëveshja nuk vlen.
Ish-kryeministri tregoi edhe se diçka e ngjashme i është kërkuar nga SHBA-ja gjatë kohës së luftës në Irak, kërkesë që ai thotë se e ka refuzuar.
“Kur më është kërkuar një facilitet i tillë nga aleati kryesor strategjik gjatë kohës në Irak, unë me gjithë mirënjohjen, nuk e kam pranuar. Janë kryer operacione të tjera nga më sensistive, por këtë nuk e kam lejuar”, tha Berisha./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post