Deputetët opozitarë kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve, praktikë që po e ndjekin prej më shumë se një jave. Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët demokratë, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.
Për pasojë Etilda Gjonaj urdhëroi kalimin e mbledhjes së komisionit online.
Por, pas mbylljes së mbledhjes janë shënuar përplasje fizike dhe fyerje të ashpra mes deputetëve demokratë Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula. Është dashur ndërhyrja e garditësve për të shuar përplasjen fizike mes deputetëve.
U desh ndërhyrja e disa të pranishmëve dhe deputetit Lefter Gështenja për të ndalur përplasjen.
Debati:
Çollaku: Të foli njeri?
Dash Sula: O udhëheqës i madh.
Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je…
Çollaku: Servil, legen.
Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde.
Çollaku: Je servil, bën si opozitar.
Diskutime rreth kësaj post