Besnik Mustafaj, foli për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, të firmosur të hënën nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Mustafaj u shpreh se kjo marrëveshje i shërben Italisë dhe se nuk është në përputhje me ligjet evropiane, ndërsa renditi pasojat që do të vijnë nga kampet e emigrantëve në Shëngjin. Ndër të tjera Mustafaj tha se turizmi në Shëngjin do të ‘vdesë’.
Mustafaj: Kjo marrëveshje u pranua nga Rama dhe Meloni se i shërben Italisë. Është një gjest solidariteti nga shteti shqiptar, pasi Italia ka probleme me emigrantët ilegalë. Me të drejtë ka ngjallur shqetësim të madh. Pse ky shqetësim? Vjen pasi nuk është në përputhje me ligjet evropiane. Jo më shumë se 1 vit më parë një marrëveshje të tillë e bëri Britania me Ruandën dhe gjykata britanike e rrëzoi si marrëveshje. Ky lloj integrimi që qeveria italiane po përpiqet të bëjë dhe Shqipëria po e ndihmon bie ndesh me ligjin. Edhe emisari I OKB-së do të reagojë së shpejti. Pra do të ketë një ortek reagimesh.
Kemi dy deklarata që nuk thelbin, nga Soreca dhe Rama. Soreca i ka hequr themelin një marrëveshje, ndërsa Rama e vendos përgjigjen në aspektin moral. Në aspektin moral përsëri nuk i ka dhënë një përligje, pasi duhet të përligjet në rrugë Kushtetuese. Ligji është i pari, qoftë në rang nacional, por edhe internacional.
E ka përgatitur kryeministri Shqipërinë për një marrëveshje të tillë? Kjo marrëveshje s’ka të zgjidhur me ligje disa probleme themelore, flas në aspekti juridik. Në këto qendra ka prezencë të zhvillimit të krimit. Me çfarë ligjesh do procedohen. Ata rrihen, vidhen, pasi janë njerëz të dëshpëruar dhe kjo shoqërohet me problematike. A kemi kapacitet për të përballur këtë.
Së dyti, Shëngjini është pikë turistike, dhe turizmi do vdesë.
Së katërti, pse vetëm burra? Do jetë e vështirë për të përballur bashkëjetesën e burrave. Këta do jenë të shkëputur në mënyrë brutale.
Ka një mori problemesh që janë reale dhe për këtë nuk dëgjojmë kryeministrin, ministrin e Brendshëm se si do e përballojmë.
Diskutime rreth kësaj post