I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca i ka dorëzuar sot qeverisë progres-raportin e hartuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.
Së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kanë bërë prezantimin e raportit në ambientet e kryeministrisë.
Ndryshe nga vitet e tjera raporti nuk i dorëzohet në dorë kryeministrit por zv/kryeministres, pasi Rama është nisur në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.
Soreca gjatë fjalës së tij vuri theksin te liria e medias por dhe lufta kundër korrupsionit.
Soreca: Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor.
Ai shtoi se vendi ynë ka bërë progres në reformat për integrimin në BE dhe theksoi edhe njëherë se Shqipëria është një partner i besueshëm i Bashkimit Europian.
Soreca: “Raporti shënon që autoritetet shqiptare kanë vazhduar që të shprehin në mënyrë të përhershme angazhimin politik për integrimin strategjik të BE. KE njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat, duke përfshirë reformën në drejtësi. Shqipëria ka mbajtur përputhshmëri me politikat e huaja dhe ato të sigurisë. Ne njohim rolin që ka luajtur Shqipëria në këshillin e sigurisë. Shqipëria mbetet një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike në BE dhe rolit të saj si një partner i besueshëm i BE.” shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post