Ditën e sotme, në ambientet e kryeministrisë është prezantuar Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2023.
Zëvendësministrja Belinda Balluku shoqërohej nga i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, gjatë prezantimit.
Gjatë fjalës së saj, Balluku deklaroi se raporti për Shqipërinë është më pozitivi dhe se në të theksohet ecuria e mirë e reformave të ndërmarra nga qeveria.
Po ashtu ajo shto se vihen në dukje edhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.
Balluku: Me kënaqësi të madhe konstatojmë se ky raporti është më pozitiv i hartuar ndonjëherë për vendin tonë dhe që përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ecurinë shumë të mirë të reformave të thella që ne kemi ndërmarrë dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit. Ky raport është një vlerësim real, i drejtë dhe krejtësisht i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave ligjore, institucionale dhe ekonomike, efektet e të cilave janë në sytë e qytetarëve tanë por që marrin një rëndësi edhe më të madhe kur certifikohen nga BE që së bashku me SHBA, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë. Nga korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, Shqipëria dhe
Komisioni Evropian kanë zhvilluar fazën e parë përgatitore pas çeljes së negociatave, atë të shqyrtimit analitik të BE-së. Sikurse evidentohet edhe në raport, nën koordinimin e krye negociatores dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat e BE-së, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t’u përgatitur për hapat e ardhshme të negociatave të anëtarësimit.
Diskutime rreth kësaj post