Rasti i dhunës së vajzës 3 vjeç në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë është trajtuar gjerësisht në emisionin Opinion në Tv Klan.
Ngjarja ka ngjallur reagim të ashpër publik, ndërsa psikologia Denata Toçe e ftuar në studion e Opinion, është përlotur pasi ka parë pamjet e transmetuar nga emisioni Stop se si edukatorja i thyhen këmbën vajzës së vogël në kopsht.
“Ishte thjesht një gocë e vogël që po këndonte. Vetëm po vinte veten në gjumë një vajzë e vogël 3 vjeç që po vinte veten në gjumë. Dhe ajo i tha ç’a po bën ku je këtu. E kupton çfarë kapacitet kanë këto edukatore.? Këto nuk janë edukatore. Ajo që mua më dhemb është që në të gjitha kopshtet e Tiranës…këtu legjitimohet dhuna që në familje. Këtu të gjuash është pjesë e edukimit”, u shpreh psikologia Denata Toçe.
Diskutime rreth kësaj post