Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se së shpejti pritet të ketë një seancë në Apelin e Posaçëm për ish kryeministrin Sali Berisha, ku sipas saj do të jetë beteja më e madhe e tij.
Klodiana Lala është shprehur se në rast se Berisha nuk zbaton vendimin e gjykatës, prokurorisë i lind e drejta të ashpërsojë masën por në rastin konkret ka një pengesë, sipas Lalës nëse do kërkohet masë sigurie arrest shtëpie apo arrest me burg, do të duhet të ndiqet rruga parlamentare.
“Sikurse është raportuar do duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të secilit muaj. Deri më tani Berisha nuk ka bërë asnjë tentativë të largohet jashtë vendit dhe nuk ka arsye të diskutohet, sipas ligjit duhet të paraqitet sipas vendimit të gjykatës. Pritet të ketë një seancë në Apelin e Posaçëm. Do shohim cili do jetë qëndrimi i Apelit.
Ligji është shumë i qartë kur një person nuk zbaton vendimin e gjykatës prokurorisë i lind e drejta të ashpërsojë masën në rastin konkret ka një pengesë, nëse do kërkohet masë sigurie do të duhet të ndiqet rruga parlamentare. Kemi para dhe Apelin, Berisha betejën më të madhe e ka me Apelin e Posaçëm”, tha gazetarja.
Diskutime rreth kësaj post